19:21, 11 Korrik 2019

Kamping zona tërësisht të shkatërruara dhe të shtypura, pemë të shkulura, qytetarë të tmerruar. Kjo është pamja e auto kampit në Krani në bregun e Liqenit të Prespës, një ditë pas stuhisë së madhe që e goditi Prespën. Stuhia zgjati më pak se 20 minuta, por me intensitet shumë.

Njerëzit që takuan sot në kamp nga Alsat M, tregojnë se për fat të mirë s’ka pasur të lënduar.

“Ishte e tmerrshme, deri tani kemi parë tornado në televizor, dhe ne atë mbrëmë e përjetuam. Nuk mund të dilnim. Nga era s’mund të hapnim as derën…”

Një problem  tjetër bëri dhe breshëri, që në një moment e mbuloi tokën me një shtresë prej 30 centimetra.

“Ndoshta frynte erë me 200 kilometra në orë. Breshër kishte deri në gju. këtu ishte mbushur me ujë. Nuk mund të dilnin. nën tavolinë, e hapëm derën dhe dolëm gjallë. të gjitha gratë qanin, ajo ishte mrekulli.”

Për momentin në Auto-kampin Krani nuk ka as ujë dhe as energji elektrike. Mendohet se kështu do të jetë dhe në ditët në vijim. Gjatë kohës së stuhisë së djeshme atje kishte rreth 500 njerëz, sepse pjesa më e madhe e kampit është në pronësi të qytetarëve të tjerë nga qytetet anembanë vendit. Janë shkatërruar pothuajse 30% e kamping zonës dhe janë shkulur qindra pemë, të vjetra disa qindra vjeçare.

Përndryshe, ka ndërhyrë edhe ndihma e shpejtë sidomos tek personat e moshuar dhe ka pasur edhe dhjetëra të tjerë që janë ankuar për lëndime të lehta për shkak të goditjeve nga breshëri.

Sot terreni po pastrohej nga makineritë e rënda, po priteshin pemët dhe me  cisterna nga Reseni sillej ujë teknik dhe ujë i pijshëm. Janë të kalueshme gjithashtu të gjitha akset rrugore. Probleme ka pasur në fshatin Nakolec, ku janë shkatërruar dhe çatitë e disa shtëpive.

Janë shkatërruar dhe sipërfaqe të mëdha me pemë molle.  Sipas shoqatës lokale të prodhuesve të mollëve nga Resnja, janë shkatërruar rreth 400 hektarë me mollë në pjesën nga fshati Slivnicë deri në Markova Noga- deklaroi Zhivko Gosharveski, kryetar I komunës së Resnjës.

Stuhia e djeshme shkaktoi problem dhe në pjesë të rajonit të Ohrit, në auto-kampin “Ljubanishtë”/alsat m/

Konkurs Pune

Lexo më shumë