Presioni i lartë i gjakut: 10 shenja që nuk duhet t’i injoroni NULL NULL 15.05.2023 10:00 15.05.2023 10:00 Tensioni i larte i gjakut. Foto ilustruese Presioni i lartë i gjakut: 10 shenja që nuk duhet t’i injoroni Një në katër njerëz ka hipertension – ose presion të lartë të gjakut – por pothuajse një e treta e pacientëve as nuk e dinë se e kanë atë. Kjo është arsyeja pse është qenësore të dini se cilave prej shenjave duhet t’i kushtoni vëmendje, shkruan The Mirror, transmeton Klankosova.tv. Ajo që e bën presionin e lartë të gjakut kaq të rrezikshëm është se gjendja potencialisht fatale shpesh nuk ka simptoma të dukshme. Në fakt, rreth një e treta e njerëzve me hipertension – ose presion të lartë të gjakut – as që e dinë se e kanë atë. Kjo ka bërë që sëmundja të bëhet e njohur si një “vrasës i heshtur”, pa simptoma derisa gjendja të bëhet e rëndë, transmeton Klankosova.tv. Mënyra më e mirë për të monitoruar presionin tuaj të gjakut janë kontrollet e rregullta shëndetësore te mjeku ose ndonjëherë njerëzve u jepet një monitor (aparat) për ta mbajtur në shtëpi, transmeton Klankosova.tv. Më poshtë i gjeni simptomat e presionit të lartë të gjakut: Dhimbje koke të forta Gjakderdhje nga hunda Lodhje ose konfuzion Probleme me shikimin Dhimbje gjoksi Frymëmarrje e vështirë Rrahje të parregullta të zemrës Gjak në urinë Goditje pulsuese në gjoks, qafë ose veshë Konvulsione Këto simptoma, edhe pse shpesh lidhen me presionin e lartë të gjakut, mund të mos lidhen me gjendjen: Marramendja Nervozizmi Djersitja Problemet me gjumin Skuqja e fytyrës Njolla gjaku në sy./Klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Sheqeri dhe tensioni i lartë i gjakut mund të ulen duke ngrënë këto ushqime të pasura me karbohidrate 21/06/2025