Presim rezultat shumë të mirë në PISA, thotë ministri Bytyqi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presim rezultat shumë të mirë në PISA, thotë ministri Bytyqi

NULL NULL
11/04/2018
“Kam një bindje pozitive që rezultati do të jetë më i mirë nga ai që ka qenë. S’ka pasur shkollë në Kosovë që s’është bërë përgatitje apo orë shtesë dhe teste paraprake. I kemi familjarizuar nxënësit me formën si mbahet testi PISA. Konsideroj se pika më e rëndësishme është se ata nxënës që janë zgjedhë janë ndje krenar”

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, pret rezultate të mira nga testi ndërkombëtar PISA, njofton Klan Kosova.

Në studion e Info Magazine në Klan Kosova, Bytyqi tha se ka një bindje pozitive për shkak se të gjitha përgatitjet për këtë test janë bërë me kohë.

“Sot ishim në Prizren për të treguar se kemi qenë të fokusuar gjatë tërë kohës që të kalojmë sa më mirë këtë test. Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Komisioni ka bërë një punë të mirë, kemi pasur përkrahje nga pushteti lokal dhe nga të gjitha shkollat”.

“Kam një bindje pozitive që rezultati do të jetë më i mirë nga ai që ka qenë. S’ka pasur shkollë në Kosovë që s’është bërë përgatitje apo orë shtesë dhe teste paraprake. I kemi familjarizuar nxënësit me formën si mbahet testi PISA. Konsideroj se pika më e rëndësishme është se ata nxënës që janë zgjedhë janë ndje krenar”.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe kjo na garanton një rezultat shumë të mirë, tani ky test do na jap një informacion të saktë se ku jemi me sistemin e arsimit”, tha Bytyqi.