Presidentja Osmani takon shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Presidentja Osmani takon shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

NULL NULL
4 weeks më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark nga i cili mori përgëzimet për detyrën.

Në takim u bisedua për aspekte të përgjithshme të zhvillimeve politike dhe u vlerësua pozitivisht përmbyllja e suksesshme e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet të të dy institucioneve, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rendit dhe personave të pagjetur.

Presidentja Osmani mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.