Presidentja Osmani pret në takim Shefin e EULEX-it NULL NULL 13.02.2023 23:24 13.02.2023 23:24 Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. Osmani dhe Wigemarku kanë folur për situatën në veri, si dhe për bashkëpunimin midis Kosovës dhe EULEX-it, transmeton klankosova.tv. “Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual”, thuhet në njoftimin e Presidencës. “Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit”.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023