Presidentja ndan “Çmimin për Guxim-Vasfije” për doktor Shukri Gërxhaliun NULL NULL 21.11.2023 14:36 21.11.2023 14:36 Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Kosovës ka ndarë “Çmimin për Guxim-Vasfije” për doktor Shukri Gërxhaliun. Vajza e tij, Gonxhja teksa falënderoi qendrën për çmimin e dhënë tha se dëshira më e madhe e babait ishte drejtësia për të gjitha gratë e dhunuara gjatë luftës, njofton Klankosova.tv. Presidentja Vjosa Osmani e vlerësoi lartë kontributin e mjekut Shukri Gërxhaliu. Ajo tha se Gërxhaliu ka bërë punë të jashtëzakonshme në rajonin ku ka pasur numër të madh të grave të dhunuara. Gërxhaliu vdiq më 26 shtator, derisa përveç që trajtoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, dëshmoi edhe në procese gjyqësore për këto çështje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 2 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 3 orë më parë