Presidentja Jahjaga priti xhudisten Nora Gjakova NULL NULL 01.07.2015 19:21 01.07.2015 19:21 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot ne takim sportisten Nora Gjakova, fituese e medaljes së parë për shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike Evropiane të zhvilluara në Baku të Azerbajxhanit. Presidentja Jahjaga duke e përgëzuar për medaljen e fituar në Lojërat Olimpike Evropiane tha se kjo fitore shënon historinë e sportit të Kosovës në skenën ndërkombëtare si medalja e parë për shtetin e ri. Ajo tha se përfaqësimi i sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare shënon njohjen e shtetit të Kosovës dhe përpjekjen e tij për të qenë pjesë e barabartë e popujve në botë. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po tregon se ka potencial dhe talentë të shumtë në të gjitha fushat dhe ajo po përfaqësohet me dinjitet. Fituesja e medaljes ne Lojrat Olimpike Evropiane, Nora Gjakova, e shoqëruar edhe nga trajneri i saj, e falënderoi presidenten Jahjaga për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme dhe tha se medalja e fituar i dedikohet Kosovës. Ajo tha se ishte krenare të përfaqësonte vendin e saj në Lojërat e para Evropiane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll As në Liverpool as në Bayern Munich, Alonso do të qëndrojë në Bayer Leverkusen 15 minuta më parë