Presidentja greke nga Beogradi: S'e ndryshojmë qëndrimin për njohjen e Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidentja greke nga Beogradi: S’e ndryshojmë qëndrimin për njohjen e Kosovës

NULL NULL
28.03.2023 13:30

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakerallopoulou, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se qëndrimi i Athinës sa i përket çështjes së njohjes së Kosovës mbetet i pandryshueshëm.

“Pozicioni i Greqisë mbetet i pandryshuar.” Vendi im zbaton vazhdimisht një politikë konstruktive, për të garantuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë zonën e Ballkanit. Ne mirëpresim përparimin në marrëdhëniet e arritur në Bruksel dhe Ohër dhe veçanërisht aneksin e zbatimit. Greqia është e gatshme të ndihmojë”, tha ajo.

Greqia është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.