Presidentit kroat i prishet aeroplani, s’shkon në Londër për Kurorëzimin e Mbretit Charles - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidentit kroat i prishet aeroplani, s’shkon në Londër për Kurorëzimin e Mbretit Charles

NULL NULL
05.05.2023 13:25
zoran milanoviq

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Arsyeja është se aeroplani zyrtar me të cilin planifikonte të shkonte, ka pësuar një defekt, ka njoftuar Presidenca kroate, transmeton Klankosova.tv.

Drejtoria qeveritare për shfrytëzimin e aeroplanëve zyrtarë sot ka njoftuar kabinetin e Milanoviqit se “aeroplani zyrtar ka një defekt teknik, gjë që e bën atë të pamundshëm të përdoret për fluturimin e planifikuar”.

Milanoviqi është dashur të udhëtojë për në Londër këtë pasdite, pas vizitës në Pula.

Kurorëzimi i Charles III është të shtunën. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS