20:45, 18 Prill 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar Federatën e Hendbollit të Kosovës për suksesin historik që e ka arritur Kombëtarja U21 në hendboll.

Kombëtarja U21 me ngadhënjimin në “IHF Trophy Intercontinental” ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin botëror të juniorëve që mbahet në Spanjë, transmeton Klan Kosova.

“Nuk kanë të ndalur sukseset e sportistëve tanë. Më gëzoi shumë fitorja në hendboll ndaj Taipeit Kinez në U21. Kosova tashmë e ka ekipin e parë kombëtar që do të marrë pjesë në një Kampionat Botëror. Jemi Kosova dhe do ta jetësojmë ëndrrën tonë”, ka shkruar Presidenti Thaçi në letrën e urimit dërguar federatës FHK.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë