11:38, 11 Shkurt 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryekuvendarin Kadri Veseli si dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Klan Kosovës i është konfirmuar se takimi që mbahet në orën 12:00 është inicuar nga kryekuvendari Kadri Veseli dhe do të mbahet në zyrën e tij.

Klani mëson se në takim do të diskutohet për platformën e dialogut si dhe taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Ekipi negociator i Kosovës pritet që nesër ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë