16:22, 12 Shtator 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pati një takim në Japan Institutute of International Affairs (JIIA), që është i lidhur me Ministrinë e Jashtme të Japonisë dhe me ndikim në politikën e jashtme të vendit.

Presidentin Thaçi u prit nga Kenichiro Sasae, President i Institutit Japonez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, dhe bashkëpunëtorët Tomonori Yoshizaki dhe Yasunori Nakayama e të cilët u interesuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në tërë rajonin e Evropës Juglindore.

Duke folur për qëllimin e vizitës në Japoni, Thaçi u shpreh se vizita ka për qëllim të afrojë edhe më shumë Kosovën dhe Japoninë, veçanërisht pas iniciativës së Kryeministrit Abe të Japonisë për angazhim më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se 20 vjet pas përfundimit të luftës dhe 11 vjet pas pavarësisë, Kosova është në rrugë të drejtë drejt NATO-s dhe BE-së.

“Qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE”.

“Por, në rajon kanë filluar të depërtojnë edhe ndikime të shteteve dhe ideologjive tjera, kundërshtare të vlerave dhe parimeve perëndimore. Kosova u ka bërë ballë këtyre tendencave dhe vazhdon t’i kundërshtojë. Megjithatë, këto kanë shkaktuar përçarje në rajon”, u shpreh Thaçi.

Prandaj, sipas tij, është e rëndësishme që përkrahësit strategjik të rajonit, BE, SHBA, por edhe Japonia, të jenë sa më prezentë në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova sot ka mekanizmat e sigurisë, kapacitetet për të garantuar sundim të ligjit, infrastrukturë për të garantuar investimet”, deklaroi ai.

Presidenti shtoi se Kosova po punon që të mbyllë kapitullin e tragjedive të së kaluarës dhe të ndërtojë kapitullin e zhvillimit, prosperitetit dhe integrimeve euro-atlantike.

Konkurs Pune

Lexo më shumë