Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti Thaçi: Lajm i mirë miratimi i Ligjit për Sponsorizime, do kemi edhe më shumë medalje për Kosovën

NULL NULL
27.06.2019 14:42

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Sponzorizime.

Ai ka theksuar se pas miratimit të këtij ligji Kosova do të ketë kushte më të mirë për sportistët, artistët dhe të rinjtë e saj, njofton Klan Kosova.

”Lajm shumë i mirë miratimi në Kuvendin e Kosovës i harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh dhe përkrahje financiare. Sportistët, artistët dhe të rinjtë tanë do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të shumta për të shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ata do t’i sjellin edhe më shumë medalje Republikës së Kosovës! HTH”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.