Presidenti Thaçi dekoron ish futbollistin Shefki Kuqi (FOTO) NULL NULL 20.10.2020 21:29 20.10.2020 21:29 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave, ish futbollistin Shefki Kuqi. Kuqi është shqiptari i parë i cili ka arritur që të luajë në Premierligën e Anglisë, transmeton Klan Kosova. Vite më parë Kuqi ka qenë pjesë e skuadrës angleze Blackburn, ndërsa njihet për festimin e golave në formë të dallëndyshes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.