Presidenti rus arrin në Tehran për samitin e Sirisë NULL NULL 07/09/2018 07/09/2018 Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arrit në Tehran për një takim me homologun e tij iranian the atë turk ku do të diskutohet në lidhje me Sirinë, ka njoftuar agjencia iraniane e lajmeve ISNA. Rusia dhe Irani i kanë ofruar ndihmë ushtarake presidentit sirian Bashar al-Assad në konfliktin shtatë vjeçar. Ndërsa Turqia i ka mbështetur forcat rebele të Sirisë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Në këtë takim do të diskutohet për sulmet ushtarake në Idlib i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë dhe që llogaritet si vendi kryesor ku i bëhet rezistencë aktive sundimit të Assad-it.
Lajme Ramush Haradinaj ka vazhduar me vizita në familje emblematike të kombit shqiptar (VIDEO) 12 minuta më parë