Presidenti Nishani: Gjuha e Nikoliqit, jashtë realitetit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti Nishani: Gjuha e Nikoliqit, jashtë realitetit

NULL NULL
10/06/2015

Në emisionin Zona e Debatit, i cili është duke u transmetuar tash në Klan Kosova, mysafir është Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Presidenti Nishani, komentoi sjelljen e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, në takimin e Budvës.

“Deklaratën e takimit në Budva të Malit të Zi e miratoi edhe Serbia, domethënë e ka pranuar pa ekuivoke. Në të u vlerësuan të gjitha shtetet, pra edhe Kosova, si shtet, realitet i pavarur, por edhe si një pjesë e rëndësishme e kontributeve rajonale”.

“Gjuha e reminishencës së Millosheviqit është në një sintoni anakronike me kohën. Ajo gjuhë është krejt e papranueshme dhe nuk gjen hapje dere tek askush”.

“Nikoliq e mori përgjigjen nga Presidentja e Kosovës në ndërhyrjen që ajo bëri pas fjalës së tij”.