Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti iranian: SHBA-ja ‘nxitësi’ kryesor në sulmet izraelite 

NULL NULL
22.06.2025 17:36

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se sulmet e SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane tregojnë se vendi është “nxitësi kryesor pas” sulmeve izraelite kundër Iranit.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Pezeshkian akuzoi SHBA-në se “po përpiqet të fshehë përfshirjen e saj në fillim”, por tha se “në fund të fundit u detyruan të ndërhyjnë drejtpërdrejt”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se sulmet iraniane ndaj Izraelit sot ishin një “përgjigje” ndaj sulmeve të SHBA-së, dhe Izraeli “nuk ka as kapacitetin dhe as guximin për të vepruar vetëm” kundër Iranit.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.