Presidenti iranian pretendon se “gjenocidi” po shpaloset në Gaza NULL NULL 07.12.2023 20:10 07.12.2023 20:10 Presidenti iranian Ebrahim Raisi pretendon se vendet perëndimore po mbështesin një “gjenocid” në Rripin e Gazës, në lidhje me bombardimet e Izraelit ndaj enklavës së rrethuar palestineze, sipas Reuters. Duke folur gjatë një vizite në Moskë, Raisi tha se ishte e nevojshme që bombardimet të ndaleshin “sa më shpejt të ishte e mundur” dhe shtoi se ishte “për keqardhje” që organizatat ndërkombëtare nuk kanë qenë efektive në ndalimin e dhunës. Irani ka qenë një nga sponsorët kryesorë të Hamasit gjatë viteve, duke ofruar ndihmë financiare, si dhe raketa dhe armë të tjera për grupin palestinez. Ka raporte se Irani ishte përfshirë dhe i dha dritën jeshile sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, megjithëse Teherani i ka mohuar këto akuza, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 14 orë më parë