Presidenti i Këshillit Europian vetizolohet, shtyhet samiti i BE-së

Presidenti i Këshillit Europian vetizolohet, shtyhet samiti i BE-së

NULL NULL
1 muaj më parë

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel është vetizoluar për shkak të dyshimeve se është infektuar me  koronavirus duke bërë që samiti i udhëheqësve të Bashkimit Europian i planifikuar për të enjten dhe të premten të shtyhet.

Zëdhënësi i Këshillit të Bashkimit Europian, Barend Leyts, përmes një postimi në Twitter tha se një oficer sigurie me të cilin Michel ishte në kontakt të ngushtë në fillim të javës së kaluar, rezultoi pozitiv për COVID-19 dhe tregoi se ai është testuar rregullisht derisa të hënën ka rezultuar negativ, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, Charles Michel planifikon të respektojë rregulloret e Belgjikës për koronavirusin dhe është vetizoluar.

Samiti që ishte i planifikuar më 1 dhe 2 tetor do të përqendrohet në një larmi çështjesh duke filluar nga negociatat e Brexit-it, deri te ndryshimi i klimës dhe tensionet midis Greqisë dhe Turqisë për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjitike në zonën e detit Mesdhe.