Presidenti i Indonezisë: Ia kam dërguar Putinit mesazhin e Zelenskyt NULL NULL 30.06.2022 21:52 30.06.2022 21:52 Presidenti indonezian, Joko Widodo, thotë se i ka dërguar një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin, nga lideri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Widodo u takua dje me presidentin ukrainas në një vizitë në Kiev dhe sot ka qenë në Moskë për një takim me Putinin. “Unë i përcolla mesazhin e presidentit Zelensky, presidentit Putin”, tha Widodo pas bisedimeve në Moskë. Ai nuk zbuloi se çfarë thoshte mesazhi, por shtoi se ka shprehur “gatishmërinë” e tij për të ndihmuar në fillimin e komunikimit midis dy liderëve. Widodo tha se Indonezia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë dhe nga ana tjetër Putin u tha gazetarëve se Rusia është e gatshme të përmbushë nevojën e Indonezisë për plehra, furnizimi i të cilave është prekur nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025