Presidenti i Formula 1 thyen heshtjen: Anulimi i garave në Itali, vendim i duhur NULL NULL 18.05.2023 23:45 18.05.2023 23:45 Çmimi i madh i ”Emilia Romagna” në Formula 1 fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej të dielën në pistën ikonë të Imolas, por më në fund u anulua për shkak të përmbytjeve të tmerrshme në veri të Italisë. Shefi i Formula 1 Stefano Domenicali, i cili është nga rajoni, shprehu shqetësimin e tij për situatën, transmeton klankosova.tv. Duke folur për shtypin për të shpjeguar vendimin e tij, Stefano Domenicali kishte një mesazh prekës për qytetin e tij të lindjes. “Është një tragjedi e vërtetë të shohësh se çfarë ka ndodhur në Imola dhe në Emilia Romagna, qytetin dhe rajonin ku unë u rrita. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e përmbytjeve dhe familjet dhe komunitetet e prekura”. “Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe admirimin tim për shërbimet e jashtëzakonshme të urgjencës që po punojnë pa u lodhur për të ndihmuar ata në nevojë dhe për të lehtësuar situatën – ata janë heronj dhe e gjithë Italia është krenare për ta”, tha presidenti i Formula 1. Vendimi për të anuluar GP në Imola për shkak të përmbytjeve ishte “i duhuri”, thotë Domenicali ”Vendimi që është marrë është i duhuri për të gjithë në komunitetet lokale dhe familjen e Formula 1”, këmbënguli Domenicali. ”Ne duhet të garantojmë sigurinë dhe të mos krijojmë një barrë shtesë për autoritetet ndërsa ata merren me këtë situatë të tmerrshme”. Stefano Domenicali, presidenti aktual i Formula 1, është me origjinë nga Imola në Italinë veriore. Natyrisht, në sytë e tij, Çmimi i Madh i ”Emilia Romagna” spikat si veçanërisht i rëndësishëm në kalendarin e garave. Për të, asgjë më e keqe nuk mund të kishte ndodhur! Anulohet gara e Formula 1 në Itali, shkak vërshimet