Presidenti i Brazilit thotë se i mungojnë burimet e nevojshme për t’i luftuar zjarret në Amazon NULL NULL 22.08.2019 23:07 22.08.2019 23:07 Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, ka thënë se qeverisë së tij i mungojnë burimet e nevojshme për ta luftuar numrin rekord të zjarreve në pyllin e Amazonës. Ai përsëri sugjeroi që organizatat joqeveritare kishin filluar zjarret në pyll, por pranoi se nuk kishte prova për këtë pretendim. Ai shtoi se qeveria e tij po i heton zjarret. Më parë, Ministri i Mjedisit në Brazil Ricardo Salles u kritikua një takim mbi ndryshimet klimatike. Konservatorët kanë fajësuar qeverinë e Brazilit për gjendjen e vështirë të Amazonës. Ata thonë që Bolsonaro ka inkurajuar pastrimin e tokës nga prerësit dhe fermerët, duke shpejtuar shpyllëzimin e pyjeve të Amazonës. Pylli më i madhe në botë, Amazon është furnizim jetësor i karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 6 minuta më parë
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 18 minuta më parë