Presidenti i Azerbajxhanit zotohet se do të luftojë derisa të tërhiqet Armenia NULL NULL 30.09.2020 19:19 30.09.2020 19:19 Presidenti i Azerbajxhanit do të luftojë deri kur forcat armene të lëshojnë territorin e diskutueshëm, në ditën e katër të luftimeve në rajon. “Ne kemi vetëm një kusht: Forcat e armatosura armene pakusht, tërësisht dhe menjëherë të lëshojnë vendet tona”, tha presidenti Ilham Aliyev. Më shumë se 100 të vdekur janë raportuar në luftimet më të rënda në këto vjet për rajonin Nagorno-Karabakh. Zyrtarisht një pjesë e Azerbajxhanit, është e qeverisur nga armenët etnikë. Dy republikat ish-sovjetike luftuan në vitet 1988-1994 për territorin. Të dy ish-republikat Sovjetike zhvilluan një luftë mbi territorin. Megjithëse Armenia mbështet republikën e vetëshpallur, ajo kurrë nuk e ka njohur zyrtarisht atë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 13 minuta më parë