Presidenti i Austrisë në Tiranë: Të rrisim bashkëpunimin, mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE NULL NULL 27.03.2023 13:27 27.03.2023 13:27 Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka nisur vizitën shtetërore në Shqipëri me ftesë të presidentit shqiptar Bajram Begaj. Në deklaratën e tij për mediat, Van der Bellen ka thënë se me Begaj kanë diskutuar për të rritur më shumë bashkëpunimin mes vendeve teksa ka shprehur mbështetjen e Austrisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Presidenti i Austrisë ka deklaruar se fokusi është tek çështjet themelore, shteti i së drejtës, të drejtat themelore dhe drejtësi e pavarur. “Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe ju falënderoj shumë për këtë miqësi kaq të madhe shqiptare. Vizita ime sot është në kuadrin e një tradite të marrëdhënieve shumë të mira që bazohen që në shpalljen e pavarësisë. Diskutuam se si mund ta rrisim akoma dhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve tona. Agjencia austriake për zhvillim është një mbështetës në zbatimin e reformës në drejtësi. Deklaratë mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në shtetin e së drejtës”. “I nderuar që shkolla austriake gëzon një reputacion shumë të mirë në Shqipëri. Austria mbështet dhe këtu Shqipërinë për sa i përket fushës së arsimit dhe vlerëson ofertën me punonjës të kualifikuar. Mbi 50 biznese austriake ndodhen në Shqipëri. Pasdite do të hapim forumin ekonomik, si zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendeve. Jam i lumtur që ftesës sime për të ardhur në Shqipëri i janë bashkuar biznese dhe jemi këtu për të dhënë dhe prezantuar ekspertizën e tyre në interes të përbashkët”. “Austria njihet si një inkurajues për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Fokusi është tek çështjet esenciale, shteti i së drejtës, të drejtat themelore, drejtësi e pavarur. Dëshirojmë ta inkurajojmë dhe më tej Shqipërinë për t’u afruar dhe më shumë në çështjen e anëtarësimit. Austria do të jetë një mbështetës i madh për Shqipërinë për sa i përket anëtarësimit dhe kjo do të vazhdojë kështu. Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe në solidaritetet në krah të një Ukraine të pavarur”, ka thënë Van der Bellen./tvklan.al/
Kosova Drejtuesit e Malouf flasin për bashkëpunimin me Comodita: Produktet janë të standardeve amerikane (VIDEO) 2 months