Presidenti i Atleticos i sigurt në qëndrimin e Griezmannit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti i Atleticos i sigurt në qëndrimin e Griezmannit

NULL NULL
15/03/2018

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se Antoine Griezmann nuk ka interesim që të largohet nga ky klub.

“Griezmann ka kontratë dhe nuk mund të nënshkruajë me një skuadër tjetër, këto janë faktet”, ka thënë Cerezo, sipas AS.

“Ai nuk më ka thënë asgjë për dëshirën e tij për t’u larguar, andaj do të më befasonte shumë nëse kjo ka qenë dëshira e tij”.

“Nuk duhet të jemi nervozë për këtë, besoj që ai është  i lumtur dhe dëshiron që të vazhdojë të luajë për Atleticon edhe pas këtij sezoni”, vijoi mes tjerash ai.