Presidenti i Atletico i zhgënjyer me vendimin e Griezmann NULL NULL 16.05.2019 09:39 16.05.2019 09:39 Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka thënë se është i zhgënjyer me vendimin e sulmuesit Antonie Griezmann që të largohet nga ky klub. Griezmann ka njoftuar dje se sezoni i tanishëm do të jetë i fundit për të në Atelti, klub të cilit iu bashkuara në vitin 2014 nga Real Sociedad. Francezi ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në Barcelonë pavarësisht se nënshkroi kontratë me Atleticon që vlen deri më 2023. “Më shumë se i mërzitur, janë i zhgënjyer. Mendoja se Antonie ka të ardhme të ndritur këtu, me trofe të mëdhenj dhe fitore të mëdha”, ka thënë Cerezo për Fox News, transmeton Klan Kosova. “Problemi është se secili mendon sipas mënyrës së tij. Ne e respektojmë vendimin e tij, unë dhe tifozët e Atleticos. Ia dëshirojmë fatin e botës. Një shkon të tjerët vinë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.