Presidenti i Afganistanit refuzon lirimin e të burgosurve talibanë NULL NULL 01.03.2020 11:45 01.03.2020 11:45 Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, thotë se qeveria e tij nuk është zotuar të lirojë të burgosurit talibanë, siç është thënë se do të bëhet në një marrëveshje të arritur nga SHBA-të dhe militantët. Sipas marrëveshjes historike të nënshkruar të shtunën në Katar, 5,000 talibanë do të liroheshin në këmbim të deri në 1,000 të burgosur të qeverisë deri më 10 mars. Ghani tha se një lirim i tillë i të burgosurve nuk mund të jetë parakusht për bisedime, por duhet të jetë pjesë e negociatave. Marrëveshja në mes të SHBA-ve dhe talibanëve përfshin një tërheqje në faza të trupave amerikane. Në kthim, grupi islamik ranë dakord të zhvillojë bisedime paqeje me qeverinë afgane. Marrëveshja gjithashtu i detyron talebanët të parandalojnë al-Qaeda dhe të gjitha grupet e tjera ekstremiste që të veprojnë në zonat që kontrollojnë. SHBA dhe talibanët nënshkruajnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës 18 vjeçare *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 15 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 20 minuta më parë