Presidenca “luftoi” për ta mbajtur festivalin Sunny Hill në Prishtinë NULL NULL 14.06.2022 23:30 14.06.2022 23:30 Donjeta Miftari, këshilltare e shefes së shtetit, Vjosa Osmani, thotë se zyra e presidentes “luftoi” për ta mbajtur festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, meqë sipas saj, rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Më anë të një cicërime në Twitter, Miftari shprehet se Dua Lipa është ambasadorja e Kosovës në botë, ndërsa festivali Sunny Hill e vendos Kosovën në hartë, dhe kjo, sipas saj, është një mundësi e jashtëzakonshme për ta promovuar vendin tonë. “Zyra jonë luftoi për ta mbajtur atë në PR – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer festivalin aty ku e ka vendin!”, shkroi mes tjerash Miftari. “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Prishtinë, Dukagjin Lipa hedh fajin mbi institucionet *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë