Presidenca i kundërpërgjigjet PSD-së: As Osmani e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës NULL NULL 26.01.2021 15:05 26.01.2021 15:05 Pas akuzave të sotme të PSD-së drejtuar Presidencës, zyra e kësaj të fundit reagoi me anë të një shkrese drejtuar mediave, duke thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sipas ligjit obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24-orëshe, dhe se as ajo e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës. “Të gjitha veturat e Presidencës çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD-së janë të pavërteta dhe tendencioze”. “Rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit”. “Përgjegjësia që të ruhet integriteti i institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre është e të gjithëve”, thuhet në komunikatën për media. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë