Presidenca gati për ta pritur shefin e CIA-s (VIDEO)

Presidenca e Kosovës është gati për ta pritur shefin e CIA-s, William Burns. Klan Kosova ka sigurar pamje nga oborri i presidencës ku shihen forca policore në pritje të drejtorit të CIA-s. Kujtojmë se Burns, para Prishtinës, ishte në Sarajevë e Beograd, por rreth vizitave të tij atje, nuk pati asnjë detaj.