Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani NULL NULL 16.04.2023 07:42 16.04.2023 07:42 Nga Presidenca e Kosovës kanë dalë më sqarim lidhur me pasaportën diplomatike të dizajnerit të njohur, Valdrin Sahitit, i cili ditëve të fundit e mori vëmendjen e publikut dhe mediave se është arrestuar në Turqi për posedim të substancave narkotike. Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, si dhe as Valdrin Sahitit. “Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar”. “Prandaj, shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, ka shkruar Kupina në rrjetin social Facebook. Për Klankosova.tv arrestimin e Valdrin Sahitit, e ka ka mohuar avokati Besnik Berisha. Ai tha për se Sahiti ndodhet në Dubai duke vazhduar agjendën biznesore/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë