Presheva mbushet me refugjatë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presheva mbushet me refugjatë (VIDEO)

NULL NULL
06/08/2015

Vazhdojnë kalimet e refugjatëve në Preshevë nga ana e Maqedonisë. Aktualisht, rreth 1 mijë persona në ditë hyjnë në komunën e banuar me shqiptarë.

Të gjithë këta refugjatë e emigrantët nga Azia e Afrika, ndalesën e parë në territorin e Serbisë, e kanë në Preshevë.

Meqë vala e tyre vazhdon të rritet, ata strehohen fillimisht në kampin e strehimit të hapur nga qeveria,njofton Klan Kosova.

Por, ata duhet të presin për të regjistruar aty, e më pas për të marrë rrugën drejt vendeve tjera.

Sipas zyrtarëve komunal, kushtet në kamp janë të vështira, por filmimi brenda tij nuk u lejohet medieve, nga ana e komisariatit për të drejtat e refugjateve.

Besohet se numri i të strehuarve brenda këtij kampi të improvizuar në ish fabrikën e Duhanit, është mbi një mijë veta.

Kronikë nga Shkodran Gajraku.