12:31, 1 Shtator 2015

Profesorët e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë nuk e filluan mësimin me 1 shtator.

Ata mbajtën grevë duke bojkotuar kështu mësimin për shkak të kushteve të rënda në të cilën është objekti aktual i kësaj shkolle, e që është ish shkolla profesionale ekonomike, njofton Klan Kosova.

Mësimdhënësit e kësaj shkolle u ankuan se në këtë objekt nuk mund të mbahet mësimi pasi klasët e këtij objekti janë pothuajse tërësisht të demoluara ndërsa instrumentet muzikore janë shumë të dëmtuara.

Ata thanë se nuk do të vazhdojnë mësimin deri sa të marrin ndonjë premtim apo ndonjë dokument ku thuhet se do të përfundojë përfundimi i objektit të kësaj shkolle që ka nisur tash e dy vjet.

Greva ka përdunduar ndërsa mësimi nuk është mbajtur.

Mësimdhënësit e kësaj shkolle nesër kanë caktuar takim mne kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për të diskutuar për këtë çështje.

arbresha2NEW

 

arbresha3NEW