Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prenga: Gruas së Veliajt iu sekuestruan rroba ‘firmato’ që kushtojnë me mijëra euro (VIDEO)

NULL NULL
15.02.2025 09:47
Gjergj Prenga
Gjergj Prenga

Prej disa ditësh, kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës, i cili akuzohet për korrupsion.

Gazetari nga Shqipëria, Gjergj Prenga, shton se dyshimet për korrupsion të Velijat, lidhen edhe me disa blerje të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

“Figuron se ajo ka blerë rreth 850 mijë euro veshje, akuza këto të mohuara nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se blerjet janë bërë për aktivitete artistike”, tha Prenga për emisionin “Ëeekend”.

“Sipas burimeve që kam, kjo rezulton ndryshe, sepse në banesën e zonjës Xoxa janë gjetur dhe sekuestruar rroba me vlerë deri në 5 mijë, 10 mijë e 35 mijë euro, rroba firmato, të shtrenjta”, u shpreh ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.