12:25, 18 Shtator 2019

Nga Kongresi i 7-të i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kryeopozitari Lulzim Basha ka premtuar rritjen e rrogës minimale në vend, kur Partia Demorkatike të vijë në pushtet.

“Jetojmë në një vend pa mundësi punësimi, rroga minimale është përtej çdo kufiri. Brenda 6 muajve të parë të qeverisjes rrisim pagën minimale në 300 euro. Deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në 400 euro”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së paralajmëroi gjithashtu se: “Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe çdo qindarkë që shkon për oligarkët dhe pushtetarët, do ta çojmë për rritjen e pagave, pensioneve dhe për të investuar për të ardhmen e fëmijëve tanë.”

Basha akuzoi se korrupsioni nxjerr paratë nga xhepat e shqiptarëve dhe i fut në ato të politikanëve. “Një grup njerëzish vijon të pasurohet padrejtësisht”, shtoi ai, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë