18:04, 6 Shkurt 2016

Këngëtari Fisnik Berisha ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “E lirë je”, muzikën e së cilës e ka bërë Don Arbas, teksin Endrit Mumajesi ndërsa për klipin është përkujdesur produksioni Imagine, njofton Klan Kosova.

Fisniku ishte anëtar i grupit “NA” që prej themelimit të tij në vitin 1999 e deri në vitin 2004, por ai ka vazhduar me muzikën edhe me të tjerë kohë pas kohe.

Ndërsa në vitin 2005 këngëtari ka udhëtuar drejt Italisë,  duke vazhduar edhe më tej me këngë cover siç edhe ka bërë në Kosovë.