Premier League, ndeshjet e sezonit të ri - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Premier League, ndeshjet e sezonit të ri

NULL NULL
17/06/2015
Është hedhur shorti pë sezonin e ri të Premier League.

Chelsea do ta filloj sezonin e ri në Premier League me ndeshjen kundër Swansea City, ndërsa Liverpool do të përballet me ‘makthin’ Stoke City.

Të përzgjedhurit e Brendan Rogers do të kthehen në Britannia Stadium, ku ndeshjen e fundit të sezonit që lam pas u turpërua me rezultat 6-1. Gjërat nuk do të shkojnë duke u lehtësuar për ‘Reds’, pasi ndeshjet vijuese i zhvillojnë ndaj Arsenal, Manchester United, Everton, Tottehnam, Chelsea e Manchester City.

United nga ana tjetër kampanjën e fillon me ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur, në një ndeshje që mund të jetë e veçantë për Harry Keane, kur kemi parasysh interesin e ‘Djajve’ për të.

Nën kampioni Manchester City do të përballet me West Bromwich Albion, ndërsa Arsenal do të luaj kundër West Ham.

Kalendarin e Premier League për sezonin 2015/16 mund ta shikoni këtu.