Premier League është e “Qytetarëve” – Manchester City kampion NULL NULL 12.05.2019 17:55 12.05.2019 17:55 Kampioni i sivjetmë në Premier League u vendos në 90 minutat e fundit. Dhe ai është Manchester City. Në dramën e xhiros së fundit, dallimi mes Manchester City dhe Liverpool ishte vetëm një pikë (95 – 94). Citizens mysafirë në Brighton, Reds nikoqirë të Wolverhampton. Ndonëse Brighton & Hove Albion avancoi (Murray 27), s’vonoi dhe forca e Man City e bëri fuqinë : ) (Sergio Aguero 28, Aymeric Laporte 38, Riyad Mahrez 63, Ilkay Gundogan 72). Liverpool fitoi ngushëllueshëm 2:0 (Mane 17 dhe 81). Ekipi i fundit që kishte arritur ta mbronte titullin ishte po ashtu nga Manchesteri, por United (2007/2008 – 2008/2009), njofton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=idQVRIVGUsM *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë