18:45, 15 Dhjetor 2019

Vendi ynë po frymon dashuri dhe festë, në vigjilje të festave të fundvitit.

Shumë qytete, sheshe e madje dhe fshatra janë dekoruar e ndriçuar me drita.

Edhe Komuna e Kamenicës i ka dhënë rëndësi dekorimit të qytetit të tyre të vogël.

Madje, sonte do të hapen shtëpizat dimërore që ofrojnë pije dhe ushqim të nxehtë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

“Koha e mirë
Atmosfera e mirë
Muhabetet e mira
Me pi me hangër
Ska ma mire”, ka shkruar ai.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë