Preferencat e kosovarëve për vaksinat (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 14.07.2021 20:29 nga Arbreshë Uka 14.07.2021 20:29 Ministria e Shëndetësisë që nga e hëna e ka bërë të mundur përzgjedhjen e llojit të vaksinave nga ana e qytetarëve. Derisa kjo ka bërë që dukshëm më shumë qytetarët të zgjedhin kurën Pfizer, njofton Klan Kosova. Në Qendrën e Vaksinimit në Fushë Kosovë thonë se vetëm rreth 5 përqind e të vaksinuarave po marrin vaksinën Astra Zeneca. Të imunizuarit shtojnë se kanë besim më të madh tek vaksina gjermano-amerikane. Megjithatë ka edhe të atillë që më dëshirë marrin vaksinën Astra Zeneca. Infektologu, Ilir Tolaj, shton se nuk duhet të ketë të tilla dilema dhe duhet të vaksinohen sa më parë. Aktualisht në Kosovë po administrohen dy lloje vaksinash, AstraZeneca dhe Pfizer. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.