Lajmet e fundit

E ngarkuara me punë në ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati është takuar të hënën me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, i cili do ta përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm.
Siç bëhet e ditur në një njoftim në Facebook të kësaj ambasade, ajo e falënderoi Ulutashin për udhëheqjen e KFOR-it dhe përkushtimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur misionin e KFOR-it në ndihmë të ruajtjes së stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, theksohet më tej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.