Prapë shifër tragjike: 10 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19 NULL NULL 01.08.2020 15:12 01.08.2020 15:12 Naser Ramandani nga IKSHPK ka njoftuar edhe për 10 vdekje të reja në 24 orët e fundit. Numri total i vdekjeve ka arritur në 237, njofton Klan Kosova. Por, në raportin e e publikuar nga Insituti numri i të vdekurve është 236. “Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025