Prapë Luta kryetar i LDK-së në Gjilan - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prapë Luta kryetar i LDK-së në Gjilan

NULL NULL
13/05/2015
Arben Mehmeti: Kryetari aktual Lutfi Haziri do të rikonfirmohet me koncenzus të plotë, të hapur dhe me mbështetje të gjerë strukturale dhe përkrahje të gjerë qytetare, sepse ky është interesi i kohës së LDK-së si dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit pa dallim.

Arben Mehmeti duke folur për kandidaturat për kryetar të LDK-së në Gjilan, ka thënë se nuk kemi arsye të mendojmë që të ndryshojmë, sepse sukseset me kryetarin aktual janë plebishitare në pushtetin lokal dhe se po ashtu  është edhe vullneti i anëtarësisë që e kanë rikonfirmuar besimin për mandatin e radhës së kryetarit aktual, besim që e kanë shprehur gjatë procesit zgjedhor brenda LDK-së.

Pra kryetari aktual Lutfi Haziri do të rikonfirmohet me koncenzus të plotë, të hapur dhe me mbështetje të gjerë strukturale dhe përkrahje të gjerë qytetare, sepse ky është interesi i kohës së LDK-së si dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit pa dallim ka thënë Mehmeti për Rajonipress.

Arben Mehmeti thotë se LDK-ja në Gjilan ka përmbyllë në mënyrën më të mirë, të suksesshme dhe shumë transparante procesin zgjedhor brenda nëndegëve të LDK-së, dhe tashmë jemi në finalizim të tërë procesit zgjedhor me që rast pritet që të premten të mbahet kuvendi i degës ku do të zgjedhen strukturat drejtuese të LDK-së në Gjilan, raporton Rajonipress.