Lajmet e fundit

Një person është arrestuar të mërkurën në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi dyshohet se përmes një autobusi ka tentuar të transportojë një valixhe brenda së cilës ndodhej një armë e tipit AK-47 dhe 68 fishekë.
Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është intervistuar në lidhje me rastin, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar nën dyshimin për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse”.