Kapen hajnat e Godancit të Ulët NULL NULL 04.05.2015 15:25 04.05.2015 15:25 Godanci i Ulët mund të marr frymë lirshëm, pasi hajnat që e kishin terrorizuar për gati tri vite u vunë prapa grilave. Në Shtime policia ka prangosur dy të dyshuar për vjedhje të rënda. Dy të arrestuarit, J.S, 21 vjeç dhe V.F, 22 vjeç janë nga Godanci i Ulët i kësaj komune dhe gjatë intervistimit nga policia kanë pranuar veprat e bëra. Policia poashtu tek të dyshuarit ka gjetur edhe një mori provash materiale. Agim Gashi, zëdhënës rajonal i policië ka thënë se arrestimi i këtyre personave nga njësiti i hetimeve ka ardhur pas një pune intensive hetimore dhe në kuadër të zbatimit të Planit Operativ, “Parandalimi i vjedhjeve në shtëpitë e banimit 2015” si dhe të Planit Operativ në nivel rajonal, “Kushineta 1”. “Gjatë intervistimit dhe në prezencë të avokatëve mbrojtës, dy të dyshuarit fillimisht kanë pranuar se kanë kryer dy vjedhje të rënda në fshatin Godanc i Ulët, ku në dy shtëpi derisa familjarët ndodheshin brenda kanë vjedhur dy hillta, prerëse metali, motorshara, shpues metali, një telefon celular “Samsung Galaxy S3”, tel rrethoje si dhe mjete dhe aparate të ndryshme pune”, ka thënë Gashi. Dy të dyshuarit kanë pranuar se që nga 2013 kanë kryer rreth 28 vepra tjera të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë. Për më shumë, bëhet e ditur se hetuesit policor janë duke i hetuar të gjitha rastet, sepse ekziston dyshimi se të dëmtuarit ende nuk i kanë raportuar të gjitha rastet e kryera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20/09/2023