Praag tërhiqet nga gara për president NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Michael van Praag ka konfirmuar se ka tërhequr kandidaturën e tij nga zgjedhjet për President te FIFA-së. Ai ka thënë se e mbështet princin e Jordanisë, Ali bin al-Hussein që të fitojë në zgjedhjet e 29 majit. Presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës ka thënë se detajet për tërheqjen e tij nga kjo garë do t’i bëjë të ditura më vonë. Kundërkandidat tjetër serioz për të zënë ulësen e të parit të FIFA-së është portugezi, Luis Figo.