Pozitën e opozitën i bashkon luksi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pozitën e opozitën i bashkon luksi

NULL NULL
01/10/2015

Beneficionet, luksi, mëditjet e udhëtimet zyrtare i bëjnë bashkë deputetët opozitarë me pushtetarët, pavarësisht dallimeve të mëdha që kanë në politikë. Blloku opozitar, që tashmë është bashkuar në një front të përbashkët, ka paralajmëruar për bojkotim të seancave plenare dhe mbledhjet e Kryesisë, por jo edhe udhëtimet zyrtare dhe shfrytëzimin e privilegjeve që iu ofron pozita e të qenit deputetë.

Nuk janë vetëm 20 deputetë të partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, që gjenden në udhëtime jashtë shtetit, por bashkë me ta janë edhe ligjvënësit opozitarë. Nga gjashtë deputetët sa ka “Nisma për Kosovën”, gjysma prej tyre janë në udhëtime zyrtare jashtë shtetit. Deputeti, Haxhi Shala, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” shkuarjen e tre deputetëve të partisë së tij në vizita zyrtare.

“Shefja e Grupit, Valdete Bajrami, ka kohë që ka marrë ftesën nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), ndërkaq deputetja tjetër, Shukrije Bytyqi, ka shkuar në kuadër të Komisionit, që të dyja në SHBA. Edhe deputeti, Zafir Berisha, gjendet për një vizitë zyrtare në Hungari”, ka thënë ai.