Pozitë dhe opozitë bashkë në Ohio, diskutojnë mundësitë për t’i ndihmuar Kosovës në bujqësi NULL NULL 26.09.2022 22:54 26.09.2022 22:54 Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot ata kanë zhvilluar takime me drejtues të shtetit të Ohio-s, ku kanë diskutuar mundësitë për t’i ndihmuar Kosovës në bujqësi. Njoftimi u bë nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu -Kodra. “U pajtuam që të rrisim bashkëpunimin e gjithëmbarshëm ndërmjet dy vendeve, sidomos ndërmjet dy parlamenteve tona. Po ashtu, biseduam edhe për mbështetjen që Iowa mund t‘i japë Kosovës në fushën e bujqësisë, ku ky shtet është lider për përpunimin e produkteve bujqësore” – tha Deliu-Kodra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.