Posta e shpejtë mashtroi firmat, ua mori paratë e porosive (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 01.12.2020 20:30 nga Qendresa Bellagoshi 01.12.2020 20:30 Disa biznese nga komuna të ndryshme të Kosovës janë ankuar se ”Balkan Post” i ka mashtruar duke mos ua dhënë paratë e marra nga klientët pas dorëzimit të porosive. Një nga viktimat deklaroi se 450 Euro i ka përvetësuar kjo postë, ndërkaq që nuk lajmërohen në asnjë nga numrat e telefonit, e as nuk janë më në zyret që i kishin, njofton Klan Kosova. Në Komunën e Ferizajt, në polici janë raportuar dy raste, teksa të tilla ka edhe më shumë por që nuk e kanë lajmëruar mashtrimin. Posta operonte edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, teksa ka biznese që janë dëmtuar afro 3 mijë Euro nga kjo metodë që ka përdorur “Balkan Post”. Në nivel vendi ende nuk dihet sa është numri i bizneseve që punojnë me porosi online që kan rënë pre e këti mashtrimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 2 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë