Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Portugalia me fitore bindëse ndaj Turqisë bëhet kombëtarja e tretë që e siguron kualifikimin në Euro 2024

NULL NULL
22.06.2024 20:00
Lojtarët portugezë duke festuar golin kundër Turqisë. Foto: AFP
Lojtarët portugezë duke festuar golin kundër Turqisë. Foto: AFP

Portugalia e ka mposhtur Turqinë me rezultat të thellë prej 0-3, duke u bërë kombëtarja e tretë deri më tani që e siguron kualifikimin tutje në Euro 2024.

Golin e parë për Portugalinë e shënoi Bernardo Silva në minutën e 21-të të takimit, njofton Klankosova.tv.

Kurse, vetëm shtatë minuta më vonë, Akaydin shënoi autogolin më amatoresk në këtë Euro 2024, duke i vështirësuar edhe më shumë punët për turqit.

Ndërsa për golin përfundimtar u përkujdes Bruno Fernandes, tek i cili asistoi Ronaldo edhe pse ishte i vetëm përballë portierit.

Me këtë fitore, Portugalia gjendet e para në tabelë me gjashtë pikë, e dyta është Turqia me tri pikë, kurse Çekia e Gjeorgjia ndajnë pozitat tre dhe katër me nga një pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.